Ilia Stefo i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane do te jetë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës.
Stefo i cili kandidonte përballë rivalit të tij Dritan Hajro mori mbi 2 mijë vota më shumë. Stefo falenderoi të gjithë votuesit, ndërsa tha se nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë.
Stefo në FB: Rezultat i pastër Rreth 65% e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë sot detyren më të bukur, mundësine për tu shërbyer të gjitheve. Nga nesër fillon puna për një Kolonjë më të mirë. Faleminderit të gjithëve!
Nga ana e tij Hajro ka pranuan humbjen, duke uruar fituesin e kësaj gare, Ilia Stefo. Hajro ishte i zgjedhuri i Aleancës për Punë dhe Dinjitet, por qe vinte nga radhet e Partisë Agrare Ambientaliste. Pjesëmarrja në votim ishte 49.6% të qytetarëve të cilët votuan për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë. Gjatë ditë së djeshme procesi i votimit kaloi me disa incidente. Incidenti i parë u shënua në qendrën e votimit ne fshatin Barmash ku sipas palëve pati përplasje mes militanëtëve të dy partive. Sipas PS si pasojë ka mbetur i plagosur Gledis Zaçe, djali i kryetares së PS së zonës, i cili është dërguar në spital për mjekim. Votimi u ndërpre disa minuta edhe në qendër 4048/1 në qytetin e Ersekës pasi PD pretendon se iu bë presion një komisioneri te djathtë. Ndërkohë PAA publikoi edhe një video ku sipas saj tregohet tentativa për blerje vote në qendrën e votimit në çlirim, ku edhe procesi u ndërpre për rreth 3 orë.