Zjarri i rënë tre ditë më parë në malin e Shëngjinit dhe qe u vu nën kontroll gjatë dites së diele është riaktivizuar sërish gjatë natës.Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, pas largimit të efektivëve të Forcave të Armatosura, si rezultat i shtimit të erës ka riaktivizim të flakeve në pjesën jugore të fshatit Mal Shëngjin, mbi qytetin e Shëngjinit.Pas sinjalizimit strukturat e emergjencave janë vënë në lëvizje dhe në këtë vatër zjarri po operohet që në orët e para ta mëngjesit me 20 efektiv të Forcave të Armatosura dhe grupet e MZSH, të bashkisë Lezhë.
Ndërkohë vatra e zjarrit në fshatin Malecaj njësia administrative Balldren, bashkia Lezhë, bazuar në raportimin e mëngjesit me ndërhyrjet në orët e natës nga grupi I MZSH që ka kryer monitorimin është shuar thuajse plotësisht.
Ndërsa vatra e zjarrit në pjesën e sipërme të malit Kakarriq, ka shenja tymi në tereitorin e bashkisë Lezhë, mbi fshatin Torovicë. Kjo vatër zjarri po mbahet në monitorim nga njësia njësia administrative Balldren dhe grupi i MZSH që operon në zjarrin e Malecajve.
https://youtu.be/FqBDivzlvbU