Riarrestohet hajdutja seriale e e çantave te grave

Pasi përfundoi dënimin e radhës për akuzën e vjedhjes, Rosalinda Konomi e shijoi lirinë vetëm 6 ditë, ditën e shtatë ajo u kthye sërish në qeli. 42-vjeçarja nga Lushnja, e cila ka jetuar një kohë të gjatë në Holandë, njihet si një hajdute seriale. Ajo ndryshon shpesh vendbanimin, por jo skemën e vjedhjeve, që siç rezulton në vëmendje të saj, janë çantat dhe kuletat e femrave që hyjnë në dyqane për të blerë. Edhe arrestimi i fundit i Rosalindës u krye nga komisariati numër 3, pasi në një dyqan veshjesh për fëmijë dyshohet të ketë vjedhur një çantë dore dhe 4.500 lekë. Edhe pse fundjavë, gjatë masës së sigurisë gjyqtarja e gatshme aplikoi gjykimin e drejtëpërdrejtë, duke çelur shqyrtimin gjyqësor ku u dëgjuan palët. Prokurori, përveçse kërkoi arrest me burg, tha se ka prova shkresore dhe kamera sigurie që vërtetojnë implikimin e saj. Burime zyrtare thanë se Rosalinda është shfajësuar duke u justifikuar se çantën e kishte gjetur në rrugë. Gjykata është tërhequr për të dëgjuar pretendimin përfunditar të prokurorisë se sa burgim do të kërkojë. Hajdutja bjonde u arrestua një vit më parë pasi rrëmbeu çantën e bashkëshortes të një zyrtari policie. Më pas u vërtetua autorësia për të paktën edhe 6 vjedhje të tjera. Por më herët vajza, e cila nga një ish-e përndjekur pas viteve ‘90 emigroi në Holandë, është arrestuar edhe nga policia e Fierit për 5 vjedhje

Artikulli paraprakMISTER ZHDUKJA E 27 VJEÇARIT NGA SHKODRA NË TRAGETIN BARI-DURRËS
Artikulli tjetërKANDIDATI I PD BARDH SPAHIA TAKIME ME BANORE TE RRUGES “ALI PASHE GUCIA “