Kryeministri Edi Rama pak pas mbërritjes në Rinas bashkë me 4 fëmijët e riatdhesuar nga kampi Al-Hol në Siri drejt vendit tonë, u ndal në një konferencë për mediat.

Kreu i qeverisë tha se tashmë është krijuar baza dhe se do të vijojë faza tjetër për të kthyer në Shqipëri pjesën tjetër të shqiptarëve të bllokuar në atë kamp.

“Është një arsye e pazakonshme. Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar. Sidoqoftë të suksesshëm dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është se tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë.

Fëmijët e tjere janë identifikuar. Janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave. Dhe besoj se shume shpejt do të kthejmë dhe pjesën tjetër në Shqipëri.”, tha Rama.

Artikulli paraprakPAS KTHIMIT TË KODIT ZGJEDHOR, META KËRKESË KUVENDIT: MERRNI PËR BAZË OPINIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS
Artikulli tjetërADEMI: JA PSE U NDAL PROJEKTI PËR HYRJEN E SHKODRËS