I dënuar më parë me 1 vit e 5 muaj burg për keqtrajtim të gruas, një 44-vjeçar ka e përsëritur sërish.

Ngjarja ka ndodhur në Itali në një familje shqiptare. 44-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat lokale, i premtoi bashkëshortes se nuk do të bëhej më i dhunshëm për të mbajtur familjen të bashkuar. Kjo ndodhi më 10 tetor 2014, por edhe tani, gruas së tij dhe dy vajzave (njëra maxhorene ndërsa tjetra nxënëse në shkollën fillore) i është dashur të kërkojnë ndihmë dhe strehim në një qendër anti-dhunë në Padova për t’i shpëtuar dhunës dhe kërcënime me vdekje të bashkëshortit. Tashmë shqiptari është arrestuar dhe duhet t’i përgjigjet keqtrajtimit të rënduar nga fakti se është kryer në praninë e fëmijëve, raportojnë sot mediat lokale. Dy vajzat janë detyruar të shikojnë, të pafuqishme për të reaguar, se si rrihej, poshtërohej, ofendohej e deri kërcënohej me vdekje nëna e tyre, shkruan “MattinoPadova”. Jo vetëm e ëma, por edhe dy vajzat kanë vuajtur dhunën fizike dhe psikologjike të të atit. Sidomos mbrëmjeve, kur ai shkonte në i dehur, shtëpia kthehej në një ferr të vërtetë për bashkëshorten dhe vajzat e tij. Por të lodhura nga kjo lloj jetese, ato u zhvendosën në komunitetin kundër dhunës së grave dhe bënë denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e kryefamiljarit të dhunshëm.

Artikulli paraprakRAMA: BRENDA 100 DITËVE TË PARA QEVERIA E RE FUND BUROKRACISË
Artikulli tjetërRAMA-ADEMIT: SILL PROJEKTE PËR SHKODRËN, JO LISTË ME DËSHIRA