Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, është vrarë gjatë luftimeve në Siri e Irak.

Luftëtari i ISIS-it, që paralajmëronte ditë të zeza, më nuk jeton, kurse familja e tij në Gjilan ka hapur të pame, ka njoftuar RTK. Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera. Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin. Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, e zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS. Haqifi në qershor të 2015 kishte paralajmëruan Ballkanin për luftë në emër të hakmarrjes “ndaj atyre që kanë poshtëruar myslimanët” në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje, e vende tjera.

Artikulli paraprakKAPEN RRETH 300 KG KANABIS, DO TRAFIKOHEJ NË ITALI
Artikulli tjetërGJENDET BOMBË NË MES TË AMSTERDAMIT