Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me të rinjtë duke zhvilluar bisedë me ta. Akademia Politike u formësua përmes aplikimeve të të rinjve që kanë interes për një angazhim në politikë.
Ndërsa regjistrimet u çelën më datë 9 prill të këtij viti. Ky është takimi i dytë i Ramës me të rinjtë fitues që janë regjistruar në Akademi. Kjo nisëm e re e Partisë Socialiste ka ardhur në kuadër të Rienergjizimit të partisë, proces i shpallur nga Rama muajt e fundit që do të konkludohet me Kongresin e PS-së në muajin qershor.
Të rinjtë në Akademinë Politike duan të mëosjnë më shumë për historinë dhe idetë progresiste, si dhe për Partinë Socialiste.