IZRAELI: NUK DO TË KETË NEGOCIATA NËN ZJARR
Te pakten pese persona jane vrare gjate sulmeve ajrore izraelite ne rripin e Gazas, deklarojne zyrtare te shendetsise, pasi militantet palestineze vazhdojne sulmin me raketa ne Izrael. Zyrtare izraelite kane deklaruar se shteti hebre do te riperterije ofensiven e vet ushtarake pas perfundimit te armepushimit dhe ne pergjigje te raketave nga grupi militant Hamas qe dominon ne Rripin e Gazas.

Sipas burimeve izraelite, qe nga skadimi I armepushimit tre-ditor, palestinezet kane qelluar te pakten me 70 raketa kundrejt Izraelit. Tensionet jane rritur edhe ne Bregun Perendimor, ku protestuesit jane perleshur me trupat izraelite.Sipas OKB-se, te pakten 1.900 plestineze jane vrare, kryesisht civile dhe rreth 70  izraelite nga dhuna qe shpertheu ne Gaza ne fillim te korrikut. Hamasi, duke hedhur poshte kereksen e Izraelit per demilitarizimin e Gazas, tha se Izraeli kishte deshtuar ne permbushjen e kerkesave te tyre kyce. Ndersa zyrtaret izraelite deklaruan se nuk do te kete negociata nen zjarr.

 

 

 

Artikulli paraprakTRAGJEDI RRUGORE NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërVELIPOJA, KËTË VIT MË PAK TURISTË