Një grup i dytë refugjatësh është duke u kthyer nga Greqia për në Turqi, në bazë të marrëveshjes së BE.

Tre protestues janë zhytur në ujë në përpjekje për të ndaluar një anije që mbante 45 burra nga Pakistani pasi lanë ishullin Lesbons, por u ndaluan nga rojet bregdetare. Protestues të tjerë u përpoqën të hyjnë në portin Mytilene. Rreth 200 pakistanezë u deportuan të hënën, por procesi u bllokua pasi numri i kërkesave për azil u rrit. Sipas marrëveshjes të BE-së me Turqinë, emigrantët që kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Greqi që nga data 20 Mars, pritet që të kthehen në Turqi, nëse ata nuk do të aplikojnë për azil ose në qoftë se kërkesa e tyre është refuzuar. Gjithashtu marrëveshja parashikon që për çdo sirian të kthyer në Turqi,një sirian me dokumenta të rregullta i ndodhur tashmë në atë vend do të sistemohet në Bashkimin Europian.

Artikulli paraprakMARRËDHËNIA E RAMËS ME KRYEMINISTRIN SERB
Artikulli tjetërINAGURIMI I THACIT PRESIDENT, GAZ LOTSJELLES MES TE FTUARVE