Zjarret e rëna gjatë veres së këtij viti kanë lënë pas dëme të shumta në pyjet e Bashkisë Lezhë dhe rigjenerimi i sipërfaqeve të djegura shihet si domosdoshmeri, por ka disa problematika që duhen zgjidhur. Fondi pyjor është pjesë e bashkisë por edhe e pronareve privat të cilët kanë çertifikata pronësie dhe në disa zona ka intensitet zhvillimi për ndërtime.Përgjegjësi i Sektorit të Pyjeve në Bashkinë Lezhë Artan Palushi thotë se duhet të bëhet një plan i detajuar vendor duke ndarë zonen në zhvillim më zonen pyjore dhe pas këtij momenti siperfaqeve pyjore tu jepet statusi i duhur dhe te behet rehabilitimi i tyre.

Sipas të dhënave zyrtare dëmet më të shumta nga zjarret u shkaktuan në Malin e Shëngjinit ku u dëmtuan mbi 30 ha pyje me rreth 500 mijë drurë te djegur.Pavaresisht se pyjet kanë kaluar në administrim të pushtetit vendor, nderhyrjet për rikuperimin e siperfaqeve të djegura kanë munguar.

Artikulli paraprakDEPUTETJA E PD TREGON MOMENTET KUR BEQJA HYRI NË KOMISION, GOGU: KISHIT FRIKË TA DËGJONIT
Artikulli tjetërODISE ROSHI TËRHIQET NGA KOMBËTARJA ME 71 NDESHJE DHE 5 GOLA