Pyjet e dëmtuara nga zjarret apo faktor të tjere në Mirditë do të rigjenerohen.Problematikat janë identifikuar dhe ndërhyrja për ripyllëzimin nisi nga Thirra pjesë e parkut natyror të Munelles.Në këtë zonë pyjore të zhveshur nga bimësia, u mbollen 1700 fidanë pishë e zezë, ndërsa pjese e aksionit u bënë Bashkia Mirditë, Administrata e Zonave të Mbrojtura, organizatat për mbrojtjen e mjedisit, shtëpia e Evropes dhe nxënës shkollash.Kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi, thotë se pyjet janë pasuri e madhe për këtë zonë, ndaj dhe po i kushtohet një vemendje e veçantë.
Parku natyror i Munellës dhe zona përreth ka pësuar degradime të vazhdueshme përgjatë 30 viteve dhe marrja e masave parandaluese dhe rehabilituese në pyje është një domosdoshmeri thotë specialisti i mjedisit Aleksander Trajçe.
Rehabilitimi i pyjeve në parkun natyror të Munellës ka si qëllim rigjenerimin e habitateve në këtë zonë, ku jeton Rrëqebulli i Ballkanit, ndërsa korridori i Thirrës është mjaft i rëndësishem pasi ndërlidh Malin e Zepës me parkun e Munellës.