Muzeu etnografik i Lezhës rihapi dyert për vizitoret në fund të 2023 pas dy vitesh i mbyllur, për shkak të rikonstruksionit të Pallatit të Kultures.Pjesë e ndërhyrjeve ishin dhe ambjentet ku është vendosur muzeu, i cili ka një fond prej 842 objekte të cilat i përkasin shekullit të 19, por për shkak të ambjenteve të kufizuara janë ekspozuar më pak se gjysma e tyre, ndërsa pjesa tjeter qëndrojnë të mbyllura në bodrumin e bibliotekes.

Që prej rihapjes së tij 2 muaj më parë, muzeu etnografik është vizituar nga më shumë se 600 përsona, ndërsa interesi më i lartë është për pavionin e armeve të prodhimit artizanal.

Rajoni i Lezhës është një zonë e pasur me kulture, histori dhe traditë, duke terhequr vemendjen e vizitoreve vendas dhe të huaj numri i të cilëve ka ardhur gjithnjë në rritje gjatë viteve të fundit.

Artikulli paraprakDEPOZITIMI I MBETJEVE, NUK NDËSHKOHEN PËRGJEGJËSIT
Artikulli tjetërKAMIONI DEL NGA RRUGA NË AFËRSI TË MILOTIT, PLAGOSET SHOFERI