Ish konsullata italiane në Shkodër ka hapur dyert pas një rikonstruksioni të plotë duke u kthyer tashmë në një qendër të rëndësishme për artin dhe kulturën në këtë qytet. Ambasadori i Italisë në Shqipërisë Fabrizio Bucci tha se kjo godinë nuk do funksionojë si konsullatë por do jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën.

“Mirë se vini në ish konsullatën e Shkodrës, këtë godinë të bukur që pas disa vitesh punë restauruese është thuajse gati. Ka qënë një punë e gjatë sepse është bërë një restaurim konservues, për ta ruajtur këtë godinë. Do të ndërhyjmë në pjesën e oborrit, heqjen e murit rrethues, por donim ta paraprinim inaugurimin me këtë aktivitet që na jep shijen e asaj që do të jetë për Shkodrën pallati ‘Italia’. Donim ta bënim në javën e Italisë që ka nisur këtë fillim muaji dhe kemi punuar fort me skuadrën e Harabel dhe të Ministrisë së Kulturës. Sot kam këtu edhe kryebashkiakun Spahia, i cili na ka dhënë një mbështetje të madhe për të kapërcyer disa burokraci që dy vendet tona i kanë. Brenda pak muajsh kjo godinë do të jetë gati dhe prej atij momenti i dorëzohet qytetit, sepse këtu nuk do të rihapim konsullatën italiane por do të jetë një shtëpi e madhe për artin dhe kulturën”.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh se godina e re e ish konsullatës është një dhuratë jo vetëm për Shkodrën por për gjithë Shqipërinë për zhvillimin e artit dhe kulturës. Kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia e cilësoi një moment historik rihapjen e dyerve të ish-konsullatës italiane….

Kjo godinë shërbeu si konsullatë e Italisë në Shkodër nga viti 2001 deri në vitin 2013-të kur u mbyll nga shteti italian për të rihapur dyert sërish duke u quajtur tashmë “Pallati Italia”. Kjo ndërtesë në qendër të Shkodrës shërbeu si Konsullatë e Italisë edhe përpara Luftës së Dytë Botërore ndaj mbart vlerat të mëdha historike dhe kulturore.

Artikulli paraprak“BASTI I FUNDIT”, 1 NË PRANGA DHE 4 TË PROÇEDUAR NË KURBIN
Artikulli tjetërSHËNGJINI “PUSHTOHET” NGA MIJËRA TË RINJ NGA E GJITHË BOTA