Rihapet regjistrimi – 1 tetori, shansi i fundit i maturantëve që nuk aplikuan për universitet

Me 1 tetor rihapet aplikimi në Universitete për të gjithë aplikantët që nuk arritën dot të aplikojnë gjatë ditëve të caktuara në kalendarin e aplikimit. Ky është afati i fundit i të gjithë atyre maturantëve që nuk dolën fitues në raundin e parë. “Njoftohen të gjithë maturantët/kandidatët të cilët për arsye të ndryshme nuk arritën të plotësojnë në afatet e caktuara formularin për IAL publike dhe private dhe që plotësojnë kushtet për të aplikuar, se portali i Maturës Shtetërore do të rihapet në periudhën 1 Tetor 2016, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kryejnë aplikimin dhe të mos humbasin shanset e konkurrimit për IAL- Raundi 2. Ky është afati i fundit që iu vihet në dispozicion maturantëve/kandidatëve që nuk arritën dot të aplikojnë ditët e caktuara për këtë Raund, në Portalin Matura Shtetërore 2016”. Njoftimi është i vlefshëm për të gjithë maturantët/kandidatët që : Kanë plotësuar formular A1/A1Z. Gjenden në bazën e të dhënave të Maturës Shtetërore 2016. Kanë të gjithë elementët e plotësuar për të aplikuar në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Artikulli paraprakREFORMA ZGJEDHORE NE DYSHIM,MOISIU:NDERKOMBETARET TE NDIHMOJNE
Artikulli tjetërRAMA NE FIER,PAS QYTETIT DO TE NDERTOJME QENDRAT E FSHATRAVE