29 vite më parë, pikërisht në 16 nëntor të vitit 1990 u rihap në Shkodër xhamia e plumbit duke nisur kështu një rrugëtim të ri në besimin në Zot për gjithë popullin e Shkodrës dhe Shqipërisë. Fjala e asaj dite të madhe u mbajt nga Hafiz Sabri Koçi.

Një kontribut të madh deri në organizimin e asaj dite dha familja Myftia që banonte përballë xhamisë së Plumbit. Një prej dëshmitarëve të atij organizimi Abdullah Myftia tregon se para 16 nëntorit për herë të parë disa besimtarë të ndryshëm që kishin marrë vesh se mund të rihapej xhamia në datën 9 nëntor kanë ulur kokën në sexhde brenda xhamisë. Pavarësisht frikës nga sistemi, Abdullah Myftia rrëfen disa prej detajeve të atij organizimi

Abdullah Myftija tregon se si një ditë para kanë marrë me një makinë qumështi hoxhën Hafiz Sabri Koçi dhe deri të nesërmen kur nisi ceremonia nuk e dinte askush se hoxha ndodhej në familjen Myftia ndërsa tregon se si e kanë nxjerrë nga një dera e pasme sepse oborri ishte i mbushur edhe me polic

Pasi ka dalë nga banesa, shumë prej të pranishmëve mbi 55 mijë vetë nuk e kanë njohur hoxhën sepse kishin harruar se cila ishte veshja e tij thotë Abdullah Myftija. Sigurimi i kohës bëri përpjekje për ta bllokuar ceremoninë por nuk ia doli, megjithatë një djalë i ri që hapi ceremoninë është zhdukur dhe ajo ngjarje ka mbetur enigëm

Mehdi Myftia, një tjetër pjesëtar i familjes Myftia tregon se sin ë shtëpinë e tyre në 5 nëntor u diskutua për herë të parë idea për të rihapur xhaminë e Plumbit

Përveç familjes Myftia që kishte një rol kryesor, në rihapjen e xhamisë së plumbit kontribuan edhe shumë emra të tjerë ndërsa një ndihmesë dhanë edhe të krishterë në organizimin e asaj ngjarje që ka shënjuar historinë.

Artikulli paraprakRIHAPJA E XHAMISË SË PLUMBIT, MYFTIU: ENDE SHUMË PROBLEME
Artikulli tjetërSHKODËR, GAZETA “UDHA ISLAME” NUMRI 200 I SAJ