Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari në 29 vjetorin e rihapjes së xhamisë së Plumbit në Shkodër dhe rikthimit të besimit në Shqipëri deklaroi se edhe sot pas 29 vitesh ka ende shumë probleme siç janë pronat e muslimanëve që nuk janë zgjidhur ende, mungesa e lëndës së edukatës fetare në shkolla apo edhe një sërë problematikash të tjera
Myftiu Sytari shprehet se një tjetër problem shqetësues është edhe fakti se xhamia e Plumbit vazhdon që të jetë e rrezikuar nga përmbytjet dhe se ende nuk po arrin të zbatohet një projekt i shumëpërfolur për mbrojtjen e saj duke thënë se ngërçi është tek qeveria shqiptare e cila nuk ka treguar gatishmërinë e duhur
Edhe më përpara është kërkuar shpesh herë që xhamia e Plumbit të mbrohet në mënyrë që të mos përmbytet nga ujërat e lumit Drin por deri më tani ka patur vetëm diskutime dhe asgjë konkrete ndërsa objekti ku 29 vite më parë u rikthye besimi vijon të jetë në mëshirë të fatit.