Numri i familjeve shkodrane që u është refuzuar azili në vendet e Bashkimit Evropian ka qënë i lartë vitin e fundit, duke u detyruar që ato të rikthehen sërish në shtëpinë e të i’a nisin nga e para.

Por kjo rinisje është një vështirësi me vete, e cila ushqehet edhe më shumë nga kushtet e vështira ekonomike. Për këtë arsye shoqata “Shpresa për të ardhmen” në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ kanë nisur një projekt për rintegrimin e këtyre familjeve, sidomos të grave dhe fëmijëve.

Më një kohëzgjatje pesë mujorë, pranë ambjenteve të kësaj shoqate do të organizohen kurse të ndryshme, po ashtu edhe ndihma për rastet e veçanta. Gjithashtu Marku thotë se ka patur edhe komunimikm me institucionet arsimore në Shkodër për të bërë evidentimin e këtyre rasteve.

Artikulli paraprakPUKË, SHKRUMBOHET BANESA
Artikulli tjetërFSHATI ZUS, MBETURINAT PËRFUNDOJNË NË RRUGË