Ndersa shkollat jane te mbyllura dhe nxenesit shijojne pushimet verore, ne shkollen e mesme oso kuka ne shkoder vijon puna intensiive per rikonstruksionin e plote te saj.
Ajo njihet si nje nder gjimnazet e pergjithshme me te mira ne Bashkine e Shkodres dhe numeron mbi 500 nxenes. Jane 150 milion leke investim i Bashkise Shkoder i cili parashikon rikonstruksion te plote per ta shnderruar kete godine ne nje ambjent arsimor me kushte komode dhe bashkekohore.
Punime nuk do kete vetem ne fasadat e jashtme por gjithashtu ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike, instalimin e sistemit te ngrohjes sipas parametrave qe parashikon ligji , plotesimin me kushtet e sigurise dhe ne finale finiturat per ta kthyer gjimnazin “Oso Kuka” ne nje godine model e me kushte e infrastrukture te pershtatshme.
Punimet po ecin me ritme te shpejta ne menyre qe ne startin e vitit te ri shkollor ajo te jete gati per te pritur nxenesit. Teksa nuk parashikohen vonesa duke u nisur nga ritmet e punimeve te deritanishme. Ndersa paralelisht ka me dhjetra shkolla te tjera te cilat presin te vihet dore ne to sepse vuajne nga mungesa e investimit ne infrastrukture,jane pa ngrohje dhe lageshtira perfshin muret dhe suvane e tyre.