Konsullata italiane në Shkodër shumë shpejt do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të saj. Është vetë konsulli i nderit në Shkodër Vitto Stigliani ai i cili bën të ditur lajmin për ndryshimin e disa pjesëve të konsullatës italiane.
Punimet thotë konsulli Stigliani pritet që të nisin afërsisht në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm. Një tjetër lajm i mirë është se tashmë në konsullatën italiane në Shkodër do të rikthehen disa shërbime të cilat kanë qenë edhe më përpara. Konsullata e Italisë në Shkodër ështënjë ndërtesë historike dhe që përcjellë edhe vlera kulturore e po ashtu ka shërbyer gjithnjë edhe si një godinë që ka sjellë më pranë Shkodrën me Italinë.