Faza e pare e punimeve per rikonstruksionin e shtepise se te moshuarve ne shkoder eshte drejt fundit.
Godina qe i eshte nenshtruar ketij rikonstruksioni brenda pak kohesh pritet te marre nje pamje krejtesisht tjeter . Megjithate zhvillimi i punimeve gjate kesaj periudhe, ka krijuar jo pak probleme per te moshuarit e cilet jane detyruar te levizin ne institucione te tjera. Ne shtepine e te moshuarve ne shkoder ambientet e se ciles perbehen nga rreth 30 dhoma jetojne 52 te moshuar por me rikonstruksionin e njeres prej godinave 18 prej tyre jane transferuar ne institucione te tjera. Nderkohe investimi prej 19 milion lekesh te reja parashikon nderhyrje te plote ne rrjetin hidraulik dhe ate elektrik.