Gjatë 4 viteve të fundit, Bashkia e Shkodrës ka patur në qendër të vëmendjes edhe sektorin e bujqësisë. Krahas sistemit dhe vënies në shfrytëzim të kanaleve kulluese, paralelisht është punuar edhe në rrjetin e ujitjes.

Përfundimi i punimeve vendos nën ujë një sipërfaqe mbi 150 hektarë, në fshatrat Beltojë dhe Mali Hebej, me përfitues direkt 200 familje. Në katër vite, janë kthyer në funksionale mbi 10 mijë metër linear kanale ujitëse si në Njësitë Administrative Guri i Zi, Rrethina e Berdicë.

Edhe në vitet në vijim, sektori i bujqësisë do të vazhdojë të jetë ndër prioritetet e Bashkisë Shkodër, si një mundësi e mirë për gjenerimin e të ardhurave nga familjet që jetojnë e punojnë në njësitë administrative.

Artikulli paraprakTONIGHT – 22.10.2019
Artikulli tjetërVRASJA E LAZËR ARRA, I DYSHUARI: NUK E VRAVA UNË KUSHËRIRIN