Bashkia e Shkodrës, përmes aplikimit me projektin e saj në programet e mbështetjes së UNDP, ka siguruar rikonstruksionin e Qendrës Multifunksionale tek ish- kopshti “Guerrile” në qytet. Me një fond 13 milion lekë të reja nga donatori, në këtë qendër do të ofrohen shërbime të reja për qytetarët si dhe do të përmirësohen standartet në ato ekzistuese.
Brenda pak ditëve, do të përfundojnë punimet e rikonstruksionit, për të vijuar me pajisjet e planifikuara sipas funksioneve të mirëpërcaktuara në projekt. Me ketë ndërhyrje, një tjetër aset i Bashkisë Shkodër vihet në efiçencë të plotë dhe në shërbim të qytetarëve.