Ka disa ditë që ka nisur rikonstruksioni i rrugës “Pika Ada- By pass”, një segment shumë i rëndësishëm në Njësinë Administrative Rrethina të Bashkisë së Shkodrës.
Është një rrugë me densitet të lartë banorësh dhe qarkullimi dhe ku problemet kanë qenë të shumta përgjatë mëse 30 viteve.
Investimi është nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, me një vlerë 15.9 milion lekë të reja. Projekti parashikon linjën kanalizime ujrave të bardha , tombino , trotuare , bordura. hapësira të gjelbr dhe pemë dekorative.
Përfundimi i këtij investimi, i cili do të pasohet nga të tjerë, do të ketë një impakt të rëndësishëm në përmirësimin e strandarteve të jetës për banorët e zonës.