Rruga “Shasi” në qytetin e Shkodrës, është kantieri më i ri në Bashkinë e Shkodrës. Projekti parashikon një ndërhyrje të plotë nëntokësore dhe mbitokësore.
Me përfundimin e punimeve në një gjatësi rreth 425 metër linear, do të shtrohen 1128 metër katror asfalt, trotuare, kanalizime të ujërave të bardha e të zeza, ndriçim LED dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.