Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal të Lezhës investim që pritet të nisë brenda këtij muaji, do të sjellë mungesë shërbimi për pacientet.Shqetësimi është ngritur nga Shefi i Repartit të Ortopedisë Pashk Gjoni, i cili është kundra zhvendosjes së shërbimit spitalor në ish-godinen e maternitetit të vjeter.Sipas Gjonit ky objekt është jashtë funksioni prej më shumë se tre vitesh dhe kryerja e ndërhyrjeve kirurgjikale aty është një rrezik serioz për jeten e pacienteve dhe një diçka e tillë po bëhet pa u konsultuar me bluzat e bardha.
Si zgjidhje mjeku Pashk Gjoni sheh vënien në funksion të njëres prej dy sallave të operacionit të maternitetit të ri të Lezhës, që ndodhet ngjitur me godinen e spitalit.
Godina e Spitalit Rajonal të Lezhës do ti nënshtrohet një rikonstruksioni rrënjësor, me financim të Qeverisë Shqiptare dhe punimet është parashikuar të kryhen në harkun kohor të 1 viti.Ndërkohë Drejtoria e Spitalit bën me dije se janë marrë të gjitha masat që gjatë kësaj kohe shërbimi spitalor të ofrohet me kushte të përshtatshme tek godina e maternitetit të vjeter, ku prej nditësh po punohet për vënien në funksion të saj.