Anëtari i këshillit bashkiak të Shkodrës Fatlum Nurja i jep të drejtë banorëve të lagjes “Xhabiej” të cilët nuk janë dakord me projektin e bashkisë Shkodër që sapo ka nisur për rikonstruksionin e bllokut të pallateve.

Pretendohet se me këtë projekt lulishtet mes pallateve do ngushtohen. Nuk janë pyetur banorët sipas ligjit thotë këshilltari Nurja për projektin në Xhabiej ndërsa bashkia Shkodër nuk ka financa aq të shëndosha sa të prish zona të gjelbëruara. Këshilltari Nurja, Këshillin Bashkiak e cilëson jashtë funksionit dhe bashkë me të kryetaren bashkisë arrogante sepse ka të gatshme në çdo rast votat e LSI që e quan një depozitë dhe jo opozitë brenda këshillit. Projekti për rikonstruksionin e bllokut të pallateve sapo ka nisur dhe për këtë banorët nuk janë dakord. Bashkia Shkodër ka dhënë sqarimin e saj se sipërfaqja e gjelbër do zgjerohet por sipas banorëve kjo është një lojë e bashkisë.

Artikulli paraprakZJARRI NË MELGUSHË, BANORËT: ZJARRËFIKËSET IKËN PA SHUAR ZJARRIN
Artikulli tjetërPULT, PËR HERË TË PARË EVIDENTOHEN TOKAT E BANORËVE