Këto janë pamjet e superstrades Thumanë-Fushë Krujë paraditen e kësaj të marte.
Ky segment rrugor i cili kishte degraduar do të rikonstruktohet plotësisht, por punimet e nisura kanë krijuar trafik të rënduar.

Drejtuesit e automjeteve janë përballur me një situatë kaotike, duke u detyruar që të presin gjatë për të përshkuar këtë segment rrugor.

Policia rrugore e ka devijuar qarkullimin për nga rruga e vjeter, por për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që lëvizin në këtë rrugë kombëtare, diçka e tillë nuk po i jep zgjidhje problemit të trafikut.Segmenti Thumanë-Fushë Kruje kishte degraduar plotësisht, duke u kthyer në shqetësim për drejtuesit e automjeteve, ndaj dhe kjo ndërhyrje që ka nisur ishte mjaft e domosdoshme.

Artikulli paraprak10 TITUJ, VLLAZNIA BËHET ME YLL
Artikulli tjetërSHKOLLA E MESME “NDRE MJEDA” ZHVILLON DITËT E HAPURA