INVESTIM I BASHKISË SHKODËR PREJ 9.7 MILIONË LEKË TË REJA. Rruga “Llojej” në qytetin e Shkodrës që prej dy muajsh ka nisur të rikonstruktohet është drejt fundit. Në një gjatësi prej 550 metër janë dy segment të cilat po rikonstrukturohen. Bashkë me rrugën Llojej pjesë e punimeve është edhe aksi “Serafin Fanko”.
Ky investim është mundësuar nga Bashkia Shkodër me një financim prej 9.7 milionë lekësh të reja. Tashmë me rikonstruksionin e këtyre dy akseve banorët e atyre lagjeve ku ndodhen dy akset do ta kenë më të lehtë të qarkullojnë. Rrugët Llojej dhe Serafin Fanko edhe pse dytësore janë të rëndësishme sepse lidhen me një aks kryesor në lagjen Rus. Në fakt banorët atje është dashur që tëp resin 24 vite që të qarkullojnë në rrugë që janë të shtruara dhe nuk kanë probleme. Në fakt gjatë gjithë këtyre 24 viteve ato dy akse janë lënë krejtësisht në harresë duke mos qenë në vëmendjen e Bashkisë Shkodër. Shpesh herë, sidomos gjatë muajve të dimrit kur kishte reshje shiu, gropat në akset e amortizuara mbusheshin me ujë duke e bërë thuajse të pamundur qarkullimin sidomos për moshën e tretë apo fëmijët kur shkonin në shkollë. Një problem duke krijuar edhe trafik ka qenë për mjetet motorike të cilat nuk e kanë patur të lehtë të lëvizin. Tashmë këto gjëra eleminohen dhe qarkullimi qoftë për këmbësorët por edhe për makinat ecja do të jetë normale. Ashtu sic është thënë Bashkia SHkodër aktualisht po ndërhyn edhe në disa akse të tjera dytësore në qytet me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe një shërbim sa më cilësor për qytetarët. Këto të fundit shpesh herë edhe për rrugën Llojej janë ankuar për mosvëmendjen e Bashkisë sa i përket infrastrukturës. Në ditët në vijim pritet edhe përfundimi i plotë i punimeve në rrugët “Llojej” dhe “Serafin Fanko”.