Shkolla “Nikollë Zagorjani” është shkolla e vetme e njësisë administrative Velipojë. E ndërtuar në vitin 1972, që nga ajo kohë shkolla nuk ka pësuar asnjë ndryshim përveç ndonjë ndërhyrje të vogel restauruese

Shkolla e mesme e bashkuar “Nikollë Zagorjani”, në Velipojë do të mirëpresë këtë vit nxënësit me ambientet e reja. Me iniciativë të ministrit për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati, njëkohësisht dhe deputet i zonës, dhe financim të donacioneve të huaja është bërë rikonstruksioni i plote.

Pas rikonstruksionit rreth 367 nxënës të kësaj shkolle do të gjejnë ambiente të reja dhe me kushte shumë herë më të mira.

Artikulli paraprakFUTBOLLI FEMRA, SHQIPËRI-SKOCI 1-2
Artikulli tjetërPLAGOSET ME ARMË ZJARRI 34 VJEÇARI NË LEZHË, DY AUTORËT NË KËRKIM