Kur po I afrohemi stinës së dimrit, komuniteti egjiptian pranë urës së vjetër të Bunës vijon të përballet me problematika të shumta sa I takon kushteve të banesave të tyre. Vite më parë u premtua rikonstruksioni I këtyre banesave, por ende nuk janë marrë masa për ofrimin e kushteve më të mira për këtë komunitet që jeton prej vitesh në këtë zonë. Kryetari Kydret Shatza tregon se gjendja për familjet atje ëshët shumë e vështirë.
Shumica e banorëve në këtë komunitet vuajnë si shkak I papunësisë dhe rikonstruksioni I banesave para se të fillojë dimri është një investim I pamundur për ta.