Bashkia Shkodër është rikthyer në terren për lirimin e hapësirave publike.
Fillimisht nisi me intesitet por u sfomua gradualisht dhe trotuarët u zunë sërish. Aksioni i radhës ka nisur në afërsi të bustit të Isa Boletinit. Gjatë aksionit pati edhe debate. Pronari i objekteve të vendosura në trotuar tha se aksioni ka qenë i befasishëm dhe se nuk është njoftuar. Inspektoriati i Ndërtimit në Bashkinë Shkodër përmes Arben Kallaçit bën të ditur se aksioni do vijojë gjatë për lirimin e hapësirave publike. Hapësirat publike është një problem social që ende nuk po gjen zgjidhje pavarësisht përpjekjeve për ta bërë një gjë të tillë. Me qindra qytetar shfrytëzojnë trotuarët për të fituar bukën e gojës dhe pa gjetur një tjetër mundësi duket e pamundur për të liruar trotuaret.