Vllaznia vijon stërvitjen për të qenë gati për ndeshjen ndaj Tiranës, që do të luhet ditën e premte në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ajo që ngroh në kampin shkodran ka të bëjë me rikuperimin e disa futbollistëve, të cilët kanë pasur probleme fizike në vitin e kaluar. Në fakt, në ndeshjen e fundit me Partizanin, Vllaznia kishte 10-mungesa për shkak të dëmtimeve. Megjithatë, futbollistë si Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Yago dhe Deliu duket se i kanë lënë pas dëmtimet dhe po stërviten me grupin, duke qenë në dispozicion të stafit teknik dhe të trajnerit Thomas Brdariç.

Ndërkohë, pritet që edhe Qato që ka qenë i dëmtuar të kthehet pranë ekipit, ndërsa Krymi do të mungojë edhe për këtë ndeshje. Po ashtu, përveç tij, nuk do të jenë të gatshëm as portieri Qarri, Spahija dhe sulmuesit Gruda dhe Matouti. Shkodranët vijojnë përgatitjet për ndeshjen me Tiranën, që do të luhet të premten dhe deri atëherë do të shihet më qartë edhe gjendja e Repajt dhe Mensah, dy futbollistëve të afruar së fundmi në skuadër.

Artikulli paraprakMESHA E SHENJTË E KRISHTLINDJES ORTODOKSE
Artikulli tjetërGJOKUTAJ JEP DETAJE NGA MARRJA NË PYETJE E KREUT TË PL NË SPAK: FOLI NË LIDHJE ME…