11 punonjësit e Agjensisë së Kadastres në Lezhë të vënë nën hetim për mosbatimin e një vendimi gjykate, u rikthyen në detyre.Vendimi u mor nga Gjykata e Apelit, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës së Lezhës e cila kishte pezulluar nga detyra 11 zyrtaret e Kadastres.Çështja në apel u shqyrtua nga gjyqtari Fuat Vjerdha i cili pasi dëgjoi palet, e konsideroi antiligjor vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë Renis Sheshi, i cili kishte pranuar kërkesen e prokurit Erjon Shehaj për pezullimin e punonjësve nga detyra, pa marrë në konsideratë pretendimet dhe provat e paraqitura nga ana e tyre.

Në të njejten linjë ishte dhe prokurori i Apelit Lazer Çardaku, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e saj për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, por me tjetër trup gjykues.Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga u pezulluan nga detyra me 26 janar të këtij viti, pasi sipas prokurorisë së Lezhës nuk zbatuan vendimin e Gjykatës për të kthyer në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.

Në ankimin e tyre në apel zyrtaret e Kadastrës e konsideruan të paligjshem nisjen e hetimeve ndaj tyre dhe masat e sigurimit të vendosura nga gjyqtari Renis Sheshi, duke akuzuar prokurorinë për fshehje të vendimit të gjykatës, e cila kishte refuzuar konfiskimin e pronave për të cilat pretendohet që Kadastra nuk ka vepruar.

Artikulli paraprakKARNAVALET, POLICIA MERR MASA PËR GARANTIMIN E SIGURISË
Artikulli tjetërPERFORMANCAT ARTISTIKE TË SHKOLLAVE