Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në Shqipëri.

Deri më tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar.

Ethet e Nilit përhapen nga mushkonjat që ushqehen me gjakun e zogjve. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll dhe se janë marrë masa nga bashkitë për dezinsektimin e zonave.

“Kjo verë ka qenë me pak infeksione, ka pasur rritje të rasteve me Covid edhe të shfaqjes së Etheve të Nilit. Për Evropën kjo verë është e mbushur me disa lloje infeksionesh. Kjo lidhet me lëvizjet e njerëzve. Kemi pasur shpërthim në 2011, 2017 dhe 2018, kemi 17 raste, një banues në Lushnjë, 19 raste të mundshme, të prekurit kanë jo vetëm shenja klinike dhe ekzaminim serologjik, janë kryer testime 84% gjatë korrikut, janë 64 raste të dyshuara. Ethet e Nilit qarkullojnë tek zogjtë por prekin kuajt. Janë 3 raste vdekje, ethet janë sëmundje që kalon letshëm tek personat e rinj, pas moshës 60 vjeç apo tek persona që kanë dëmtime të imunitetit shfaqen format me prekje të sistemit nervor. Kemi komunikuar me bashkitë për dezinsektimin e zonës”, tha Bino.

Artikulli paraprak“PREZANTOHEN SI ZYRTARË, NA KANË SHANTAZHUAR”, NË AKSION PAS DENONCIMEVE TË PRONARËVE DHE ADMINISTRATORËVE TË BIZNESEVE
Artikulli tjetërJU PRET NJË SURPRIZË E BUKUR… JA ÇFARË PARASHIKOJNË YJET PËR JU SOT