Serish radhe dhe pritje për t’u pajisur me kartën e shëndetit.

Zyra e ndodhur prane Poliklinikes Shkoder prej ditësh po përballet me fluksin e banoreve per te zëvendësuar librezën e shëndetit me formatin e ri.Për të marrë kartën e shëndetit qytetarët duhet të presin me orë të tëra. Nga Qytetaret shprehen se marrja e kartës së shëndetit është kthyer në një makth për çdokënd, kjo edhe për shkak se ka vetem nje sportel. Te moshuarit shprehen se nuk dine te perdorin internetin per te kryer kete sherbim online. Sic eshte bere e ditur karta e shëndetit tashmë mund të merret edhe online, pa qenë e nevojshme të paraqiteni në sportelet e qendrave shëndetësore ku bëhet shpërndarja e tyre. Ata që e vuajnë me teper, janë të moshuarit pasi nuk jane ne gjendje te perdorin internetin, aksesin ne ealbania.al apo fjalekalimin.Cdo procedure e tille eshte nje mision i pamundur per ta dhe ne kete menyre detyrohen te perballen serish me radhet ne sportele .

Artikulli paraprakAKSI SHKODËR – KOPLIK PËRPLASEN DY AUTOMJETE
Artikulli tjetërMBLIDHET ASAMBLEJA E PS, RAMA: NE 2017-en PS E NDRYSHUAR RRENJESISHT