Si pasojë e rreshjeve të dëborës të rëna gjatë orëve të natës në Qarkun e Shkodër në disa akse rrugore rurale ka prezencë të borës. Në aksin rrugor Tamar-Vermosh ,nga Gropat Selcës – Vermosh, Bashkia Malësi e Madhe, është i kalushem me zinxhir për mjete të larta. Në aksin rrugor nacional Vau Dejës – Pukë ka patur prezencë të rreshjeve të deborës por nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve

Nga strukturat e Policisë së Rendit dhe asaj Rrugore janë shtuar masat dhe po monitorohet situata për çdo problem për t’i ardhur në ndihmë të qytetarëve Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon të evitohen lëvizjet e pa nevojshme, dhe të tregohet kujdes nga çdo drejtues automjeti në drejtimin e mjetit si dhe për çdo problem apo thirrje për ndihmë të telefonojnë falas në nr 129.

Artikulli paraprakTËRMETI LËKUND SHKODRËN
Artikulli tjetërTERMETE TË NJËPASNJËSHME NË MALIN E ZI