Ideja e hedhjes së satelitëve ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’ në orbitë ka nisur të marrë jetë. Pasi tenderi i parë u anulua për shkak se nuk kishte ofertë, tashmë është bërë me dije se ka një fitues. Agjencia e Prokurimeve Publike ka bëre me dije ditën e sotme se është shpallur fituesi për procedurën “dialog konkurrues” të satelitëve e organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kështu, fituese e këtij tenderi ka rezultuar kompania amerikane “Satellogic USA” Inc dhe mësohet se shtetit shqiptar do t’i kushtojnë 6 milionë dollarë, ose 671 760 000 lekë, për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.

“Satellogic USA” Inc. NC 28036, është me adresë në ShBA konkretisht: 210 Delburg Street, Davidson US dhe është e specializuar në satelitët e vëzhgimit të Tokës, e themeluar në vitin 2010 nga Emiliano Kargieman dhe Gerardo Richarte.

Artikulli paraprakLIJA E MAJMUNIT, SHBA VENDOS MASA TË REJA PËR TË NXITUR SHPËRNDARJEN E VAKSINAVE NË KOMUNITETET MË TË RREZIKUARA
Artikulli tjetërSULMI KIBERNETIK, SHQIPËRIA NGRIN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE ME IRANIN