FEDERATA BESON SE PUNIMET NISIN NË MUAJIN MARS. Ka mjaftuar një dalje publike e një prej anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, pikërisht Arben Dervishi për të rikthyer shpresat për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.

Vonesat në nisjen e rikonstruksionit të stadiumit “Loro Boriçi” e kanë kthyer në një garë kundër kohës objektivin që ai të jetë gati për ndeshjen e tetorit kundër Serbisë. Gjithsesi, në Federatën Shqiptare të Futbollit shpresojnë që ai do të jetë gati në kohë. Ndonëse ka kaluar shumë kohë që kur u premtua nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpresat për të fituar kohë dhe realizuar një rikonstruksion për ndeshjen e muajit tetor Shqipëri-Serbi. Siç mësohet, rikonstruksioni do të nisë gjatë muajit Mars ndonëse ishte thënë se do të fillonte gjatë janarit. Por kjo duket se nuk do të pengojë fillimin e punimeve duke anashkaluar projektin e zbatimit i cili është duke vonuar për tu realizuar. Ndërkohë në Shkodër nuk kanë asnjë informacion se Çfarë është duke u bërë. Janë vetëm mediat qendrore ato që e kanë parashtuar një fakt të tillë për fillimin e punimeve. Në zyrat e Bashkisë së Shkodrës apo në klubin e futbollit Vllaznia nuk ka asnjë të dhënë për fillimin e punimeve. Gjithsesi të gjithë mbeten në pritje në qoftëse do të ketë fillim të punimeve për rikonstruksionin e stadiumit dhe për tu realizuar kështu premtimi i kryeministrit Edi Rama.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/r0C3CZxFHf0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGUIDA PËR BIZNESET NË PEDONALEN E SHKODRËS
Artikulli tjetërMOTI I KEQ NË ITALI, SHËNOHEN VIKTIMA NË VERI TË VENDIT