Shpopullimi ka rikthyer një fenemon shqetësues në fshatrat e Lezhës, atë të plaçkitjes së pronës së qytetareve.Dy vila tre katëshe, të cilat ishin të mbyllura, pasi familjaret ndodhen në emigracion, u vodhen brenda një nate në Blinisht.
Raste të tilla po ndodhin shpesh gjatë muajve të fundit në Lezhë.Hajdutet po pikasin shtëpitë në të cilat nuk jetojnë njerez, ku në fshatra janë të shumta për shkak të largimit masiv të popullsise jashtë vendit.Banoret shprehen të shqetësuar për situaten e krijuar, që sipas tyre ka shtuar friken dhe pasigurinë.
Policia duhet të jetë më prezente në zonat rurale kryesisht gjatë oreve të natës, thonë banoret.
Në lidhje me vjedhjet e fundit në zonen e Blinishtit, policia shoqëroi në komisariat disa përsona njëri prej të cileve u arrestua, pasi ju gjet një armë zjarri në banese, por pa arritur të provojë autorisinë e vjedhjeve brenda banesave.