Është rikthyer kampionati i basketbollit 3X3 Shkodra. Ndeshjet filluan pasditën e 9-gushtit në qendër të Shirokës dhe sipas organizatorëve të cilët janë Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me 3X3 Albania dhe mbështetur nga Federata Shqiptare e Basketbollit, ky vit do të jetë më i madh se më parë. Me 26-ekipe të rregjistruara, ky është eventi më i madh 3X3 me ekipe ndërkombëtare që është mbajtur ndonjëherë në Shqipëri.

15-ndeshjet e para u ndoqën nga shumë tifozë, ndërsa aktiviteti do të zgjasë deri me datën 11-gusht. Deri në përfundim, do të ketë edhe shumë ndeshje të tjera, teksa gjatë këtyre ditëve, atmosfera dhe pamjet që Shiroka ka marrë, është diçka krejt ndryshe, falë këtij eventi interesant.

Artikulli paraprakMUZEU HISTORIK DESTINACIONI KRYESOR PËR TURISTËT
Artikulli tjetërI DËNUAR PËR MARRËDHËNIE SEKSUALE ME TË MITURA/ NDËRRON JETË NË SPITALIN E LEZHËS I BURGOSURI