Këtë fundjavë pritet që të rikthehet acari në kryeqytet. Sipas të dhënave meteorologjike, temperaturat më të ulëta priten të jenë të premten, ku në Tiranë do të shkojnë deri në -11 gradë celsius, ndërsa të dielën parashikohet për reshje dëbore në kryeqytet dhe pothuajse në të gjithë vendin.

Gjatë dhjetë ditëve të para do të shënohen nga temperatura shumë të ulëta, ato do të jenë më të theksuara të premten, të shtunën dhe të dielën. Pavarësisht se ato sillen nga -3 deri në -11, ndjeshmëria e të ftohtit është edhe më e madhe në zonat e ulëta dhe bregdetare, për shkak të lagështirës së ajrit.

Kështu pritet që i ftohti të ndjehet të paktën 4 gradë më shumë se sa shënon termometri. Pra nëse është -11, ndjeshmëria është si të jetë -15.

Artikulli paraprakKOXIAS-MAQEDONISË: HARROJENI BE-NË PA NDRYSHUAR EMRIN
Artikulli tjetërAKSIDENT NË SHTOJ TË RI, VDESIN DY TË MOSHUAR