Në zonat malore të Shkodrës janë rikthyer reshjet e bores.
Kështu reshjet e borës kanë rënë në lartësinë mbi 1 mijë metër në aksin Bogë-Theth që lidh Shkodrën me Dukagjinin.
Sipas informacioneve nga emergjencat civile bora në Qafën e T’Thores që është edhe pika më e lartë shkon deri në 16 centimetër në rrugë por pa krijuar probleme për lëvizjen e automjeteve.
Ndërkohë menjëherë sapo bora ka filluar në aksin Bogë-Theth menjëherë kanë ndërhyrë firmat e nënkontraktuara për mirëmbajtjen e atij aksi rrugor. Në këtë mënyrë është punuar me dy mjete për pastrimin e borës dhe rrruga atje për momentin është hapur për lëvizjen e automjeteve.
Gjithsesi drejtuesit e automjeteve duhet që të bëjnë kujdes për shkak të reshjeve të borës dhe për çdo situatë të papritur në rast se reshjet shtohen të jenë të paisur me zinxhirë.
Në akset e tjera Hani Hotit-Tamarë dhe Tamarë-Vermosh në Malësinë e Madhe deri më tani raportohet se ka patur vetëm reshje shiu dhe se këto dy akse nuk kanë probleme ne qarkullim. Shqetësim në disa fshatra të thellë malor të qarkut Shkodër vijon të mbetet mungesa e energjisë elektrike.