Ndeshja midis Laçit dhe Kukësit nuk ka kaluar pa incidente nga tifozeria vendase.

Në fundin e takimit, tifozët e Laçit kanë sulmuar me sende të forta, tifozët verilindorë. Konfrontimet nisën që në fushën e lojës, kur tifozët bardhezi, goditen me çakmak brazilianin e sulmit kukësian, Kale dhe mbrojtësin e djathtë Idrizi.

Sulmuesi dhe mbrojtësi qëndruan jashtë fushës për disa çaste, dhe pas ndërhyrjes së stafit mjekësor të Kukësit, lojtarët u rikthyen në lojë, por në të njëjtën kohë duket se te Laçi kthehen problemet me tifozërinë.

Kapiteni i Laçit, Selmani, shkoi drejt tifozëve për t’i qetësuar, por ata ishin shumë energjik dhe duket se nuk kishin dëshirë të ndalen për shkak të inatit që kanë me verilindorët.

Artikulli paraprakGJERMANIA DREJT “KOALICIONIT TË MADH”
Artikulli tjetërAKSIDENTOHET PËR VDEKJE 20-VJEÇARI SHQIPTAR NË GREQI