Rikthehet frika e ‘Balenës Blu’,vajza nga Tirana tenton të presë damarët

Një 17-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, duke prerë damarët me xham. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e G.E., Tiranë. E reja është dërguar nga të afërmit në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave që e çuan 17-vjeçaren drejt tentativës së vrasjes. Nga të dhënat paraprake thuhet se e reja e ka kryer aktin në kushtet e depresionit. Lidhur me këtë ngjarje dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje depresioni, duke hedhur dyshime se mund të jetë shtyrë nga loja “Balena blu”. Por, e reja teksa është marrë në pyetje nga efektivët e komisariatit 4, në prani dhe të psikologut deklaruar se nuk është ndikuar nga askush.

Artikulli paraprakISH-PRESIDENTI BRAZILIAN LULA DËNOHET ME 9 VITE BURG PËR KORRUPSION
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, E ENJTE 13 KORRIK 2017