Alarmi për rrezikun e mbërritjes në Shqipëri të gripit të shpendëve ka bere qe ministria e bujqësie dhe shërbimi veterinar ne vend te marrin një sere masash.

Shefi i veterinaries ne Shkodër Selim Kraja thote se survejimi dhe monitorimi jane masat e para parandaluese per perhapjen e ketij virusi. Rrezikshmeria qe paraqit ky virus ka bere qe ministria te ndaloj edhe importin e shpendëve nga vendet e prekura. Veterineri Kraja thote se Gripi i shpendeve eshte vdekjeprures edhe për njerëzit.

Influenca aviane e njohur gjithashtu si “Gripi i shpendeve” shkaktohet nga virusi i influencës “Tipi A”, i cili mund të prekë disa specie (pulat, gjelat, pulat afrikane, shkurtat etj), si dhe shpendë shtëpiakë e të egër; disa shtame shkaktojne mortalitet të lartë.

Artikulli paraprakBORA, ENDE DISA AKSE RRUGORE TË BLLOKUARA
Artikulli tjetër“MARSHIMI I PAQES”, TRADITË E BUKUR NË SHKODËR