Ditët e fundit te vitit dhe mbrëmja e ndërrimit te viteve nuk do te sjelle shira, por do te rikthehet i ftohti siberian.
Metereologet parashikojnë qe temperaturat ne te gjithë vendin do te jene nen 0. Sipas “Meteoalb”, “java tjetër do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira te cilat ne veri dhe verilindje do te shoqërohen me reshje te pakta dëbore. Qe nga dita e mërkurë dhe deri ne fund te vitit duke përfshirë edhe natën e vitit te ri do te jemi ne ndikimin e motit te kthjellet por te ftohte. I ftohti siberian pritet te vije nga e mërkura. Temperatura zero dhe nen zero grade do te ketë i gjithë vendi.