Ne zyren e aplikimit per mjete te identifikimi prane bashkise Shkoder eshte rikthyer kete te marte sherbimi per qytetaret pas difektit te ndodhur me aparaturat e internetit.

Zyra “Aleat’ ka zevendesuar menjehere aparaturat e djegura gjate te henes si rezultat I motit te keq. Por defekti I ndodhur nje dite me pare qe solli paralizim te sherbimit per qytetaret ka bere qe diten e sotme fluksi I qytereve prane kesaj zyre per te aplikuar per pasaporta biometrike apo karta identiteti te jete mjaft I larte edhe pse te 7 sportelet po punonin me kapacitet te plote. Qe ne oret e para te mengjesit qytetare te shumte prisnin ne radhe per te aplikuar pasi per shkak te problemit te ndodhur nje dite me pare ata ishin detyruar te ktheheshin pas. Nderkohe e gjithe kjo situate paraqitet mjaft penalizuese sidomos per emigrantet qe kohen e qendrimit ne atdhe e kane te limituar. Ndersa duhet thene se pertej masave te marra per te perballuar fluksin e veres si shtimi I sporteleve, zgjatjen e orarit zyrtar te punes apo duke ofruar sherbim edhe gjate dites se shtune, problemet prane kesaj zyre aplikimi, e vetme ne shkoder jane te her pas hershme, qe nga mungesa e internetit, defekteve ne system apo nderprerje te energjise elektrike duke bere keshtu qe qytetaret te presin ne radhe jo vetem per disa ore por madje te sorollaten edhe per disa dite.

Artikulli paraprakVLLAZNIA – DEÇIÇ, TË MËRKURËN NË SHKODËR MIQËSORJA
Artikulli tjetërMEDIA GJERMANE SHKRUAN MBI ALPET SHQIPTARE