Stresi, lodhja dhe radhët e gjata në hyrje të Shkodrës janë rikthyer sërish.
Punimet në urën e Bahçallekut kanë rinisur gjë e cila ka bërë që të krijohen përsëri radhë kilometrike në hyrjen e qytetit. Autoriteti Rrugor ka vijuar me projektin për riparimin e mbi urën e Bahçallekut duke bërë që të ketë përsëri radhë kilometrike dhe pritje që shkon edhe për më shumë se një orë. Ende nuk dihet se kur do të përfundojnë punimet në urën e Bahçallekut. Riparimi i urës në këto ditë kur fluksi i mjeteve motorike është shumë i madh, ka bërë që qytetarët, shqiptar por edhe të huaj të presin në trafikun e rënduar. Sërish nuk ka patur asnjë njoftim nga ARRSH se kur nis puna në urën e Bahçellekut dhe se kur përfundon. Këtë e kanë kërkuar çdo ditë shoferët të cilët janë detyruar të qëndrojnë në radhët kilometrike por nuk është bërë e mundur nga ARRSH. Në të njëjtën kohë një tjetër kërkesë ka qenë edhe bllokimi total i urës së Bahçellekut dhe kalimi të bëhet nga Guri i Zi por as ARRSH dhe as policia nuk kanë zgjedhur këtë mënyrë. Më e vështirës është situata për të huajt që vijnë nga Mali i Zi për të shkuar në qytete të tjera të Shqipërisë apo për shtetasit kosovar të cilët zgjedhin Velipojën për të bërë pushimet në këto ditë të nxehta. Brenda këtyre dy ditëve pritet që punimet të përfundojnë në urën e Bahçallekut por ende nuk është e sigurtë nëse ky afat do të arrihet të respektohet.