Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” riktheu konferencën shkencore “Shkodra Ndër Shekuj” pas thuajse 20 vitesh mungesë. Kjo konferencë u zhvillua për herë të parë në vitin 1993. Rektori i universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj tha se konferenca “Shkodra Ndër Shekuj” është thirrje për reflektim për të gjithë.

Profesor Ardian Ndreca, i rikthyer pas 35 vitesh për herë të parë në universitetin e Shkodrës, aty ku nisi studimet përmes një fjalimi kritik kërkoi që universiteti t’i paraprijë zhvillimeve të qytetit, politikës dhe më gjërë.

Valentina Ndou, akademika e universitetit të Salentos në Itali e përzgjedhur në listën e 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë tregon se cilat janë sfidat e ditëve të sotme.

Zëvendës kryetari i bashkisë Shkodër Rudin Beka u shpreh se do të përforcohet marrëdhënia mes bashkisë dhe universitetit ndërsa një prej organizatorëve të hershëm të konferencës “Shkodra Ndër Shekuj” Maxhid Cungu foli për rëndësinë e këtij aktiviteti.

Konferenca “Shkodra Ndër Shekuj” do të vijojë për dy ditë me radhë me tema të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit dhe qytetit të Shkodrës e më gjërë.

Artikulli paraprakÇIFTI I TË MOSHUARVE KËRKOJNË NDIHMË
Artikulli tjetërSHKODËR, 15-VJEÇARI KANOS ME THIKË 13-VJEÇARIN, PROCEDOHET PENALISHT