Kjo e martë ka rikthyer motin e keq me stuhi shiu në Qarkun e Lezhës, duke sjellë dhe problematika.Prej mbrëmjes të së hënës, kapiteneria e portit të Shëngjinit ka pezulluar lundrimin detar për anijet vogla dhe ata të peshkimit, për shkak të detit të trazuar.Sipas të dhënave zyrtare forca e detit ka arritur 6 deri në 7 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve shkon deri në 2 metra, çka përbën rrezik për lundrim.Ndërkohë reshjet e shiut, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumenj Drin,Gjader dhe Mat, por aktualisht nuk përbëjnë rrezik për dalje nga shtrati.

Ndërkohë situata e cila u krijua nga reshjet e dëbores në Mirditë është përmiresuar.Të gjitha fshatrat e thellë malor kanë dalë nga izolimi dhe rruget janë të kalueshme, ndërsa në pjesen më të madhe të territorit është rikthyer energjia elektrike.Referuar parashikimeve atmosferike moti i keq me reshje shiu pritet të shoqëroje Qarkun e Lezhës gjatë gjithë javes, ndaj dhe strukturat e Mbrojtjes Civile në të tre Bashkitë e këtij Qarku Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë vënë në gadishmeri të plotë për ti paraprire çdo situate që mund të krijohet.

Në gjendje gadishmerie ndodhet edhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për të ndërhyre në çdo rast defekti dhe garantuar furnizimin me energji për popullaten.

Artikulli paraprakKREMTOHET MESHA NË NDERIM TË MARTIRËVE
Artikulli tjetërEKSPOZITË PËR ARTIN NË REGJIMIN KOMUNIST